Guardiola zbuloi të ardhmen dhe dy dëshirat e tij

Aktualisht është shumë i lumtur te Manchester City. Është i lidhur me klubin anglez deri në vitin 2021 dhe sipas të gjitha gjasave do të respektojë kontratën pasi gjatë këtyre viteve misioni i tij është të fitojë sa më shumë tituj kampion në Angli por gjithashtu të ngjisë Citiziens në fronin e Europës duke triumfuar në UEFA Champions League, njofton Supersport.al.

Pep Guardiola po shijon momentin por trajneri spanjoll në një intervistë nuk ka nguruar tu përgjigjet edhe pyetjeve që kanë të bëjnë me të ardhmen e tij. Pep nuk fshihet dhe e pranon se në të ardhmen e largët do t’i pëlqente të drejtonte një ekip përfaqësues pra të punonte në një kombëtare.

“Do të kisha dëshirë të isha trajner i një ekipi kombëtar. Do të më pëlqente shumë.Do të ndodhë sepse do të jepte më tepër kohë të lirë. Do të kisha dëshirë të luaja më tepër golf, për momentin nuk kam kohë.Herët apo vonë do të ndodhë, nëse një ekip kombëtar do të trokasë në derën time, do të pranoja me kënaqësi”, deklaroi trajneri i Manchester City-it.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button