Zjarr i madh në afërsi të Velesit

Zjarr i madh u regjistrua sot në afërsi të Velesit në vendin Groot në disa kilometra nga qyteti, i cili është përfshirë me tym të dendur.

Zjarri shpërtheu rreth orës 14, thonë pronarët e uikend shtëpive, ndërsa nga stihia e zjarrit veçmë janë djegur disa shtëpi dhe vreshta. Intervenoi Njësia zjarrfikëse nga Velesi, e cila është e pafuqishme që të merret me zjarrin për shkak të erës së fuqishme, që pandërprerë fryen.
Në ndihmë zjarrfikësve u erdhën edhe të punësuarit në Ekonominë e Pyjeve Babuna, ndërsa shuajnë edhe pronarët e vreshtave dhe shtëpive.

Në rrethinën  e Velesit zjarr ka edhe në dy vende, tek fshati Kalaslari dhe në vendin Peshti, tek lumi Babuna në disa kilometra nga qyteti./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button