Mjekët në grevë, ministri Todorov i dëshpëruar

Të pakënaqur nga bisedimet, mjekët e Qendrës klinike paralajmëruan grevë për 24 shtator, ndërsa ministri u përgjigj se i vjen keq që situata ka ardhur deri në këtë pikë.

“Unë e respektoj shumë profesionin e mjekëve, asnjëherë nuk kam dashur ta ofendoj apo ta nënvlerësoj atë, por përkundrazi, mendoj se mjekët janë shtylla e sistemit shëndetësor. Prandaj edhe u qasëm me bisedime serioze. Por, jam sinqerisht i dëshpëruar që nuk erdhëm deri te një zgjidhje e përbashkët me sindikatën”, tha ministri Todorov.

Ai shprehet i bindur se në takimin e djeshëm me sindikatën do të arrihej një zgjidhje në qoftë se e  tërë situata nuk kishte qenë e “minuar nga një strukturë e cila dëshiron të arrijë së paku dy qëllime”. 

“Qëllimi i parë është politik dhe është qëllim politik të cilin unë nuk kisha dashur ta komentoj. Por, qëllimi i dytë është qëllim biznesi dhe një gjë e tillë është shumë e rrezikshëm”, u shpreh ai./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button