Besimi: Akademia ushtarake do të ketë 12 shqiptarë më shumë

Ministri i mbrojtes Fatmir Besimi ka nënshkruar vendimin për pranimin e 12 kadetëve shqiptarë nga gjithsej 25 në Akademinë Ushtarake të Republikës së Maqedonisë për vitin 2012-13.

Por menjëherë ka reaguar VMRO DPMNE-ja, të cilës i pengon vendimi i ministrit të Mbrojtjes Fatmir Besimi që në Akademinë Ushtarake të jenë 50 përqind shqiptarë. 

Kjo është hera e parë që përqindja në një konkurs e shqiptarëve të pranuar të jetë pothuajse 50 për qind ose i barabartë me kandidatët maqedonas.

Ministri Besimi vendimin e ka firmosur më 1 shtator për pranimin e gjithsej 25 kandidatëve në Akademinë Ushtarake për vitin e ri akademik 2012/2013.

Trembëdhjetë nga kandidatët janë të përkatësisë etnike maqedonase. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button