Kinë, “inteligjenca artificiale” do të jetë lëndë në programin shkollor

Lënda për “inteligjencë artificiale” e cila zbatohet si projekt pilot në shkollat në Kinë, nga viti i ardhshëm do të fillohet të ofrohet si lëndë me zgjedhje ose obligative, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të Radios Ndërkombëtare Kineze, nga viti i ardhshëm në shumë shkolla të vendit tekstet shkollore që mbulojnë aftësitë inteligjente artificiale do të ofrohen si lëndë me zgjedhje ose obligative.

Gjashtë nga 10 librat që janë përgatitur për shkollat fillore dhe të mesme janë të gatshme për arsim, ku me këto libra përveç aftësive kompjuterike, inxhinierisë, shkrimi i teknologjisë nxënësve do të jepen informacione sistematike rreth inteligjencës artificiale.

Pang Ciensin, zëvendëskryetari i kompanisë për inteligjencë artificiale dhe robotikë UBTECH, e cila ndihmoi në krijimin e librave shkollore, theksoi se edhe pse qeveria kineze mbështet arsimin e inteligjencës artificiale, janë duke u përballur me vështirësitë si mungesa e mësuesve, mungesa e burimeve mësimdhënëse si dhe atë plan programit nëpër shkolla.

Inteligjenca artificiale është duke u ofruar si mësim në disa shkolla si projekt pilot në rajonin Ciading të Shangajit.

Këshilli Shtetëror i Kinës me udhërrëfyesin e publikuar në korrik të vitit të kaluar i përbërë prej 3 hapave synon që deri në vitin 2030 sektori i inteligjencës artificiale në fushat civile e deri në ato ushtarake të arrijë në shifrën 150 miliardë dollarë. Vlera e sektorit të inteligjencës artificiale vitin e kaluar ishte rritur në 28 miliardë dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button