Sërish shpërthim në veri të Kosovës

Edhe një shpërthim tjetër ka ndodhur gjatë natës së shkuar në veri të Kosovës, përkatësisht në Leposaviq, me ç’rast është sulmuar me granatë shtëpia e anëtarit të ashtuquajturit Këshill komunal të kësaj komune, Bojan Jakovleviç, njëherësh edhe kreu i Partisë Përparimtare serbe (SNS) në Kosovë.

Sipas burimeve të KP-së, është dëmtuar pjesërisht makina e tij, si dhe dritaret e shtëpisë nga detonimi. Të lënduar në njerëz nuk ka. Policia ka konfirmuar ngjarjen, ndërsa është thënë se po punohet me intensitet të shtuar në gjetjen e autorëve të këtij akti kriminal.

Ndryshe, vetëm gjatë 48 orëve të fundit në veri të vendit kanë ndodhë tri sulme me granata, në shtëpinë e drejtorit të spitalit në veri të Mitrovicës, Milan Jakovleviç (në Zveçan), pastaj është sulmuar shtëpia e policit të Kosovës Radovan Jovanovic (në Leposaviq), si dhe sulmi i mbrëmshëm ndaj Bojan Jakovlevicit (po ashtu në Leposaviq)./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button