Sërish anulohet seanca gjyqësore për vrasjen e Muhamedali Jasharit!

Për të tretën herë anulohet gjykimi për vrasjen e maturantit Muhamedali Jashari, nga fshati Kondovë i Shkupit. 

Shkak për këtë është sërish mungesa e të akuzuarit i cili është në arrati, tha babai i viktimës Xhevair Jashari.

“I akuzuari i parë është në ikje, munguan edhe tre dëshmitarë të rastit të cilët herën e kaluar kanë qenë në gjykim, bëhet fjalë për një vajzë dhe dy djem. Nuk e dimë arsyen pse nuk ishin të pranishëm dëshmitarët, ndërsa për të akuzuarin për kryerjen e veprës penale vrasje, na thanë se është ende në ikje dhe se nuk e din ku ta gjejnë” tha Jashari.

Seanca e radhës sipas prindit të Muhamedali Jasharit, Xhevair Jashari, pritet të mbahet në fund të muajit, ai shpreson se kjo do të ndodhë, dhe do ti jepet fund këtij epilogu.

“Gjykimi i radhës është caktuar për datën 26 shtator, sërish në ora 10 para dite. Ne vazhdojmë të presim dhe besojmë se kjo punë do të merr fund” u shpreh optimist Jashari.

Ndryshe, për vrasjen e Muhamedali Jasharit, duhet të përgjigjen Petar Manevski(18) për akuzën shkaktim të lëndimeve të rënda trupore, derisa 19 vjeçari Stefan Gelov dhe i mituri D.T do të përgjigjen për rrezikim me armë gjatë rrahjes. Përveç tre të lartë përmendurve, nuk ka përgjegjës tjetër për incidentin./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button