Perez i gatshëm ta shesë Ronaldon

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është i shqetësuar me Cristiano Ronaldon pas komenteve të tij të bëra të dielën.

Florentino është aq i inatosur me ish-lojtarin e Manchester United dhe është duke e menduar ta shesë superyllin “e pakënaqur”.

El Confidencial shkruan se gjatë një diskutimi në mes të dyshes gjatë të shtunës, kur Ronaldo i ka thënë atij se dëshiron të largohet, Florentino ka reaguar: “Pse e thua këtë tash kur afati kalimtar është mbyllur? Pse nuk e the një javë më parë?”.

Florentino nuk është i gatshëm ta vendosë Ronaldon mbi klubin dhe është i gatshëm ta shesë atë. Nëse një ofertë në vlerën e 150 milionë eurove arrin, ai nuk do të mendohet dy herë.
Manchester United, Manchester City dhe PSG janë lidhur me një transferim të portugezit.  /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button