Shpërthim në Turqi, vriten 25 ushtarë

Të paktën 25 ushtarë kanë humbur jetën ndërsa katër të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në një depo municionesh në perëndim të Turqisë. Shumë nga ushtarët kishin mbetur të bllokuar brenda ndërtesës dhe u nxorrën jashtë vetëm pasi zjarrfikësit arritën të vinin nën kontroll flakët. 

Skuadrat e shpëtimit e kanë pasur të vështirë të arrinin ushtarët e bllokuar, për shkak se shumë granata dore ishin përhapur në ambientet e depos./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button