Mançevski paralajmëron rritjen e rrogave të inspektoratëve dhe punësime të reja

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë, me propozim ndryshimet e ligjit për inspektoratin mbikëqyrës do ta përforcojë rolin e inspektoratit dhe do t’i avancojë nëpunësit në inspektorat. Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Damjan Mançevski, theksoi se ky propozim ndryshim do të ndikojë në uljen e korrupsionit në këtë sektor. Për shkak të mungesës së kuadrit në këtë sektor, Mançevski, theksoi se do të ketë punësime të reja, njofton Portalb.mk

Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë sot në Shkup, ka organizuar debat publik lidhur me propozim ndryshimet e ligjit për Inspektoratin Mbikëqyrës. Në këtë debat përveç ministrit për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, pjesë e debatit ishin dhe drejtoresha e Këshillit të Inspektoratit, Magdalena Filipovska Grashoska, si dhe Metodija Dimovski nga Këshilli inspektues.

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, konsideron se me plotësimin e ligjit dhe ndryshimin, për Inspektoratin Mbikëqyrës, do të mundësohet shërbim më efikas i këtij inspektorati si dhe përcaktim më i qartë i rolit gjatë kryerjes së detyrës. Sipas Mançevskit, me propozim ndryshimet do të tentohet të ndryshohet perceptimi i qytetarëve dhe kompanive, duke e ndryshuar inspektoriatin në rol këshillues dhe edukativ.

“Patjetër duhet të ndërpritet trajtimi i Inspektoratit mbikëqyrës, dhe të mos jetë mekanizëm që shërben për ta mbushur buxhetin, më së pari ky inspektorat duhet të ketë rol këshillues dhe edukues, ku para si shqiptohet dënim një kompanie për ndonjë parregullsi duhet të paralajmërohet me qëllim që ti jepet afat që kompania ta anashkalojë atë parregullsi. Vetëm në mënyrë të tillë inspektorati nuk do të përjetohet si presion”, deklaroi Mançevski në debatin publik për propozim ndryshimin e ligjit për mbikëqyrjen e inspektoratit.

Sipas drejtoreshës së Këshillit të Inspektoratit, Magdalena Filipovska Grashoska, përveç ndryshimeve në këtë ligj, duhet të bëhet dhe punësim i kuadrove të ri. Sipas analizave të këtij inspektorati, Filipovska Grashoska, njoftoi se deri në vitin 2021 një numër i madh i inspektorëve do të pensionohen.

“Analiza e Këshillit të inspektoratit nga viti i kaluar tregojnë se një e pesta e numrit të përgjithshëm të inspektorëve nga pushteti qendror deri në vitin 2021 do të shkojnë në pensionim. Analizat që do ti bëjmë më tej besojë se do të tregojnë numër të saktë lidhur me atë se sa është numri i inspektorëve që mungojnë në secilin shërbim inspektues”, tha Grashoska.

Lidhur me mungesën e kuadrit në këtë sektorë, Maçevski, njoftoi se do të ketë punësime të reja, ndërkaq. Ai gjithashtu tha se, me qëllim të uljes së korrupsionit në këtë sektorë do të bëhet avancimi i inspektorëve, në veçanti të atyre që janë të rrezikuar gjatë punës. Ai apeloi deri te të gjithë qytetarët dhe kompanitë që ti paraqesin mbikëqyrësit në rast të korrupsionit.

Çka parasheh propozim-ndryshimi i ligjit për Mbikëqyrësit e Inspektoratit?  

Me propozim ndryshimin e ligjit për Inspektoratin Mbikëqyrës është paraparë rregullimi i elementeve të mbikëqyrjes inspektuese; përcaktimin e statusit dhe përcaktimin e rolit dhe përgjegjësive të Këshillit të Inspektimit; identifikimin e qartë të të drejtave dhe detyrimeve të subjekteve të mbikëqyrjes; reduktimin e kufizimit dhe presionit, thjeshtimi i procedurës për marrjen e licencës për një inspektor; futja e konceptit të ri të mbikëqyrjes inspektuese përmes planifikimit bazuar në vlerësimin e rrezikut; lehtësimin siguri më të madhe ligjore për subjektet e mbikëqyrëse, me futjen e rregullave uniforme për mbikëqyrjen dhe listat e detyrueshme për monitorimin e rregullt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button