Ushtria izraelite arrestoi 22 palestinezë në Bregun Perëndimor

Gjatë bastisjeve të mbrëmshme në zonën e Bregut Perëndimor të pushtuar, forcat izraelite kanë arrestuar të paktën 22 palestinezë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite tha se të dyshuarit akuzohen me pretendimet për përfshirje në aktivitetet terroriste.

Më tej shtohet se të paraburgosurit u mbajtën në paraburgim për hetime të mëtejshme.

Sipas institucioneve palestineze, në burgjet izraelite mbahen rreth 6.500 palestinezë. Midis tyre janë qindra gra, të mitur dhe dhjetra politikanë.

Duke ndjekur shembullin e sundimit britanik në Palestinë midis dy luftërave botërore, qeveria e Izraelit nga viti 1967 ndaj palestinezëve zbaton praktikën e “ndalimit administrativ”, e cila është një makth për palestinezët të cilët kalojnë muaj dhe vite në burgjet izraelite.

Mijëra palestinezë përfundojnë në burgjet izraelite si të ndaluar administrativ dhe më së shpeshti ngarkohen me akuzat e supozuara që përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare të Izraelit. Edhe pse nuk mbahen procese gjyqësore, të burgosurit me muaj dhe vite mbahen në paraburgim ndërsa avokatëve të tyre në të shumtën e rasteve nuk u lejohet qasje në të ashtuquajturat “dëshmi sekrete”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button