Maqedoni, nga 72 aktiviteteve të planifikuara për reformë të administratës publike, janë zbatuar 27

Ministria për shoqëri informatike dhe administratë (MSHIA) sot e prezantoi raportin e parë gjysmëvjetor për implementim të Strategjisë dhe Planit aksional për reformë të administratës publike. Përveç kësaj, në ngjarjen e njëjtë u prezantua edhe Raporti për implementim të Strategjisë për reforma në administratën publike (SRAP), të përpunuar nga “Eurothink” dhe Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni, njofton Portalb.mk.

Sipas zëvendësit të ministrit për shoqëri informatike dhe administratë, Aleksandar Bajdevski, Strategjia dhe Plani aksional përbëjnë dokument me qëllime konkrete, detyra, buxhet, me qëllim të mos jetë vetëm edhe një dokument në letër.

Sipas raportit, nga ajo që është planifikuar për periudhën shkurt- fundi i qershorit të këtij viti, përkatësisht prej 72 aktiviteteve të parapara, 27 janë zbatuar në tërësi, janë duke u zbatuar 36 aktivitete, ndërsa nëntë aktivitete janë me vonesë ose nuk kanë filluar.

Në debatin publik u prezantua edhe Raporti për implementim të SRAP, i hartuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni. Siç theksoi Marija Mirçevska, duke e prezantuar këtë raport, për vetëm katër përqind të kërkesave për qasje të lirë tek informatat nuk është dhënë përgjigje, por për 32 përqind të aktiviteteve është dorëzuar dokumentacion i plotë, që ka mundësuar analizë objektive dhe të pavarur mbi procesin e reformave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button