Rompuy: Të zbatohet tërësisht marrëveshja e Ohrit

Do ta arrini qëllimin pasi që ta keni zgjidhur çështjen e emrit me Greqinë, e porositi kryetarin Ivanov sot në Bruksel njeriu i parë i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy.

“I përshëndes reformat e bëra deri më tani në IRJM dhe i inkurajoj përpjekjet në lidhje me lirinë e të shprehurit, reformën zgjedhore dhe marrëdhëniet ndëretnike. Stabiliteti i brendshëm dhe pajtimi për IRJM-në dhe për  rajonin, vazhdojnë të jenë segmentet kryesore. Prandaj dëshirojmë zbatim të tërësishëm të Marrëveshjes së Ohrit dhe mbështesim frymën e kësaj marrëveshjeje, e cila ka rëndësi esenciale për demokracinë dhe qeverisjen e të drejtës”, deklaroi Van Rompuy.

Ai i inkurajoi dy shtetet që të vazhdojnë me bisedimet me qëllim që të gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët.

“BE-ja vazhdon të jetë tërësisht e përkushtuar ndaj ardhmërisë evropiane të IRJM-së dhe e përshëndes mbështetjen e fuqishme publike në vend për në BE. Prandaj jam i bindur se do ta arrijë qëllimin pas zgjidhjes së çështjes së emrit. Ardhmëria e vendit tuaj është në Evropë”, shtoi ai.

Kryetari i Maqedonisë nga ana tjetër, theksoi se qëllimi i Maqedonisë është që në fund të vitit të fitojë datën për fillimin e negociatave.

Dje Ivanov u takua edhe me Rassmusen i cili poashtu i bëri me dije presidentit se pa zgjidhur problemin me Greqinë, Maqedonia s’ka ku shkon më tej. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button