15 vite amshim i Nënës Terezë

Me rastin e 15 vjetorit të amshimit të Nënës Terezë, Gonxhe Bojaxhiut u organizuar manifestimi “E lumtura Nënë Terezë, lutu për ne mëkatarët” të cilin e ka organizuar Instituti për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore i shqiptarëve të Maqedonisë.

Akademiku Luan Starova, me këtë rast theks të veçantë i dha kontributit të saj duke e cilësuar atë si personalitet i veçantë që vijnë në çdo 100 vite.

“Personalitete të mëdha dhe të veçantë që ndoshta vijnë në çdo 100 vite, apo çdo shekull. Kështu ka qenë rasti me Skënderbeun, kështu është edhe rasti me Nënën Terezë, pop o ashtu edhe me njerëz të famshëm të cilët kanë mundur në qenien e vetë ti përmbajnë komponent identitetit tonë shqiptarë. Njerëzit e mëdhenj të kalibrit të Nënës Terezë, kanë mundur nëpërmjet fatit të tyre njerëzor dhe sidomos vuajtjes në rastin e Nënës Terezë, kanë arritur që populli shqiptarë të bëhet më i njohur jashtë kufijve të sajë. Prandaj, vlerat universal që i ka Nënë Tereza janë si një paradigmë dhe shumë të rëndësishme për ardhmërinë e popullit shqiptarë dhe gjithë popujt që besojnë në harmoninë e vlerave kompleksë” tha Starova.

Anton Sereçi, zëvendës drejtor për marrëdhëniet mes bashkësive fetare në Maqedoni, tha se 15 vjetori i vdekjes së Nënës Terezë, është një ngjarje e cila duhet vazhdimisht të na përkujtojë se kush ka qenë ajo dhe çfarë ka bërë.

“Dashuria lind në familje, neve me të vërtetë në këto momente të jetës sonë na nevojitet më së shumti dashuria, edhe familja kuptohet si një kontekst më i gjerë se nuk është ajo familja vetëm brenda shtëpisë sonë por edhe më gjerë, vendi ku jetojmë të gjithë së bashku” tha Sereçi.

Ndryshe, manifestimin e ka përshëndetur edhe drejtori i Institutit për trashëgimi kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve Shefqet Zekolli. 
Ky manifestim u organizua në kuadër të aktiviteteve që shënohen me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button