Kumanovë, dënime deri më 3 mijë euro kush lëviz pa leje në pyll

Prej sot, me vendimin e Qeverisë së RM , ndalohet çdo lloj lëvizje, nëpër pyje , pa lejen të siguruar nga Ekonomia e pyjeve. Këtë sot ua kumtoi gazetarëve, në një konferencë për media në Kumanovë, drejtori i Ekonomisë së pyjeve , Vaid Saiti. 

“Apeloj dhe u bëj me dije qytetarëve  të Kumanovës, Likovës dhe Nagoriçit të vjetër , se nga dita e sotme , me vendimin e Qeverisë së RM, ndalohet çdo lloj lëvizje nëpër pyje pa sigurimin e lejes nga Ekonomia e pyjeve. Ndalesa vlen si për vizitorët , po ashtu edhe për banorët e malësisë. Për ata që nuk respektojnë këtë gjobat janë mjaft të larta dhe arrijnë deri në 3 mijë euro. Për këtë arsye , nëpër pyje do të patrullojnë ekipe policore. “ tha para gazetarëve Vaid Saiti. 

“Aktualisht kemi dy zjarre aktive njëri në fshatin Llojan në drejtim të Shtrazës e tjetri në fshatin Orashac në rrethin e Pçinjës. Në të dy rastet janë angazhuar të punësuarit e ekonomisë së pyjeve për lokalizimin e zjarreve dhe shpresojmë se të njëjtit gjatë ditës së sotme do të arrijmë ti lokalizojmë. Ndryshe në zjarret e kësaj vere janë shkrumbuar rreth 800 hektarë pyje, kryesisht ah dhe bung. Ende është duke u punuar në vlerësimin e dëmeve, mirëpo nga gjendja faktike mund të shihet se pasojat janë katastrofale “ tha Vaid Sahiti. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button