Cipras: Marrëveshja e Prespës do të sjellë edhe përfitime ekonomike

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras në Samitin e tretë në Selanik ka folur edhe për Marrëveshjen e Prespës si model ndërkombëtar i kontesteve bilaterale dhe për perspektivat dhe mundësitë që i hap në planin ekonomik, transmeton Portalb.mk.

“Marrëveshja e Prespës, sipas mendimit tim, mund të jetë model ndërkombëtar për zgjidhjen e dallimeve me pranim nga të dy palët. Një model për rajonin e Ballkanit. Është marrëveshje që e ngre Greqinë, që i mbron të drejtat dhe interesat e saj, pa u fshehur, i sheh në sy të ardhmen dhe mundësitë që i ka para saj”, tha Cipras.

Kryeministri grek u ndal edhe te mundësitë që Marrëveshja e Prespës i hap mundësitë në lidhje me ekonominë.

“Për shembull, vendimin që sa më shpejtë që do ta sjellim dhe do të mund ta miratojmë menjëherë pas ratifikimit të marrëveshjes në Parlamentin grek, ka të bëjë me linjën hekurudhore të Athinës, gjegjësisht Pire – Selanik –Shkup –Beograd, një tren modern dhe i shpejt që do të bart mallra dhe do të lëvizin njerëz”, tha Cipras.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button