Surprizat e motit vazhdojnë edhe në gjysmën e dytë të nëntorit

Gjatë kësaj fundjave, i gjithë territori ynë është dominuar nga kthjellime dhe vranësira kalimtare. Temperaturat e ajrit në mëngjes dhe mbrëmje mbeten të ulëta, por mesdita mbetet me temperatura relativisht të larta. Maksimumi në zonat malore ka variuar nga 16 – 20°C, ndërsa në bregdet dhe zonat e ulëta, maksimumi termik është ngjitur mbi 25°C, përcjell Revista Class.

Po si do të jetë java e ardhshme? Sipas parashikimit të meteorologëve, pothuaj i gjithë muaji do të karakterizohet nga mot me kthjellime. Prashikohet që muaji nëntor të mbyllet i thatë e pas tij, menjëherë të nisin shirat dhe bora.

Kështu, sipas Meteoalb, edhe dita e parë e javës do të karakterizohet nga mot me kthjellime. Masat ajrore të qëndrueshme atmosferike do të sjellin mot të kthjellët dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin. Vranësira më të shpeshta do të ketë në pjesën e dytë të ditës, në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qëndrore, ndërsa mbrëmja parashikohet të jetë me mot kryesisht të kthjellët dhe vranësira të lehta.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e para të ditës deri në mesditë duke bërë që vlerat ekstremale të variojnë nga 5 në 25 gradë celcius. Era do të fryjë mesatare me një shpëjtësi 30 km në orë në drejtimin kryesisht veriperëndimor dhe kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerojë dallgëzimi 2 ballë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button