Vendoset përmendorja e Pitu Gulit (Pjetër Gurit) në parkun “Gruaja-luftëtare”

Kjo përmendore e cila simbolizon shqiptarin Pjetër Guri, të cilin maqedonasit e konsiderojnë si revolucionar vlleh dhe pjesëmarrës në lëvizjen revolucionare maqedonase, si dhe anëtar i Organizatës revolucionare maqedonase, u vendos në parkun “Gruaja-luftëtare” në qendër të Shkupit.

Përmendorja e luftëtarit në kalë është e krijuar në shkritoren “Jeremiq” të Beogradit dhe e njëjta është vendosur përballë Kuvendit të RM-së, afër përmendores së Nikolla Karev.

Nga ana tjetër projekti “Shkupi 2014” po pasurohet edhe me 300.000 euro të reja. Është ky investimi i ri për përmendoret e dy figurave shqiptare Nexhat Agolli dhe Josif Bagerin dhe tre figura maqedonase: Hristo Tatarçev, Pavel Shatev dhe Kuzman Josifovski Pitu.

Dy figurat shqiptare Nexhat Agolli dhe Josif Bageri do të jenë gati deri në fillim të vitit të ardhshëm dhe do të kushtojnë 98.000 euro ndërsa shumë më shumë do të kushtojnë tre figurat maqedonase, reth 213.000 euro./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button