Shtrenjtimet e rrymës, struganët shprehin indinjatën

Rritja e çmimit të energjisë elektrike në Strugë shihet si një masë që edhe më shumë do te thellojë krizën te qytetarët . Struganët njëzëri theksojnë se shtrenjtimi do të duheshte të bëhet atëherë kur edhe të ardhurat do të rriteshin po në këtë nivel, e bërë në këtë kohë dhe në këtë mënyrë ajo do të shtoj rastet sociale dhe do të kufizojë fuqinw blerëse të qytetarëve edhe ashtu të limituar tejmase.

“Duket sheshit që kjo rritje çmimi do të godas më shumë njerëzit në nevojë dhe ata me të ardhura më të pakta ,sidomos rastet sociale. Me me këtë rritje demonstrohet se kujdesi i shtetit ndaj qytetarit të tij është në nivelet më të ulëta apo më keq fare nuk ekziston fare” përfundon Pëllumb Abedini.

Ndërkohë Mitre S i punësuar në administratë tregon se qytetarët nuk duhet ta marrin me qetësi këtë rritje çmimesh.

“Tani për çdo muaj do të duhet të paguajnë më shumë për energjinë e harxhuar. Nëse do të organizohen protesta, do të jem i pari që do t’i mbështes ato” thotë Mitre.

“Si do arrij ta paguaj ai faturën e energjisë elektrike kur të ardhurat e tija mujore nuk i kalojnë 8 mijë denarë . Me rritjen e çmimit të energjisë qytetarët sillen përpara dilemës se a duhet të rrojnë apo të vdesin” potencon Adi Rrahmani i punësuar në një nga ndërmarrjet publike komunale të Strugës. 

Kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike do të organizohen protesta çdo ditë të martë . Për Portalb të revoltuar u shprehen dhe banorët e Tetovës, Shkupit dhe Kumanovës. / portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button