Në Kinë fillon gjykimi i shekullit

Në Kinë sot filloi procesi të cilin media e quajtën “gjykim i shekullit”. Për vrasjen e biznesmenit britanik do të përgjigjet Gu Kailai, avokate e njohur dhe bashkëshorte e një politikani të fuqishëm rajonal.

Gjykimi i 53 vjeçares Gu dhe i asistentit të saj Zhang Ksiaojun filloi nën sigurim të madh në qytetin Hefei në lindje të vendit. Mediumet kineze fillimisht fare nuk kumtuan për fillimin e procesit, e më vonë të vlerësojnë se ai do të jetë test për përpjekjet kineze drejt sundimit të së drejtës. Për shumë analistë dhe kritikë të jashtëm të Qeverisë kineze i tërë gjykimi është një shou politik.

Gu dhe Zhang akuzohen se kanë helmuar britanikun Nill Hejvud në nëntor të vitit të kaluar në një hotel në qytetin Çongxhing në jugperëndim të Kinës, ku shef i Qeverisë rajonale ishte bashkëshorti i Gu, Bo Silai. Prokuroria kumtoi se Gu dhe i biri i saj, ndryshe student në Universitetin e Harvardit, kanë pasur konflikt me Hejvud rreth intereseve ekonomike.

Gjykimi gjendet në qendër të vëmendjes për shkak se është shembull i rrallë kundër zyrtarëve aq të lartë shtetëror dhe partiak. E akuzuara Gu është e bija e një gjenerali të njohur të revolucionit kinez, e më pas ka ndërtuar edhe karrierë të suksesshme si avokate. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button