Kuvendi refuzoi të debatojë për amnistinë e 27 prillit

Shumica parlamentare nuk e ka propozuar kërkesën e koordinatorit të grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, që rendi i ditës të plotësohet me propozim-ligjin e tyre për amnistim të personave, të dyshuar dhe të dënuar për ngjarjet e përgjakshme në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar, njofton Poratlb.mk.

“Me mbështetjen për ligjin pushteti do të tregojë se me të vërtetë ka për qëllim pajtimin, ndërkaq gjithçka tjetër do të ishte politike”, tha Micevski.

Deputetët me 50 vota “për”, votuan kundër dhe e kanë refuzuar propozimin.

Ndryshe, përpara 10 ditëve, partia opozitare VMRO-DPMNE, në Kuvend dorëzoi propozim-ligj për amnisti për të gjithë personat të cilët janë përfshirë në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit.

Me propozim-ligjin për amnisti parashihet dhe rregullohet mënyra e lirimit nga ndjekja penale, ndalja e hetimeve dhe lirimi i plotë nga mbajtja e burgut.

I njëjti parasheh që të amnistohen të gjithë personat që janë të dyshuar, akuzuar apo dënuar për veprat penale:

  • Pjesëmarrje në turmë e cila do ta ndalojë personin zyrtar ta kryej detyrën zyrtare
  • Dhunë
  • Pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale
  • Rrezikim terrorist të sigurisë dhe rendit kushtetues

Ashtu siç thanë nga VMRO-DPMNE, qëllimi është pajtimi nacional dhe e njëjta nuk i kushton asgjë shtetit në aspektin financiar. Sipas asaj që tha Danev, nuk dihet se sa persona duhet të amnistohen.

Por, që kur është propozuar ky ligj, LSDM-ja njoftoi se e hedh poshtë propozimin duke vlerësuar se politika duhet t’i mbajë duart larg nga gjyqësori, transmeton Portalb.mk.

“Qëndrimi ynë për propozim-ligjin për amnisti i dorëzuar nga anti-evropiania VMRO-DPMNE është i qartë, nuk do të lejojmë që duke e pranuar këtë ligj të bëhet sulm i ashpër ndaj gjyqësorit. Maqedonia është shtet ligjor dhe atë parim e kemi për obligim ta respektojmë. E dimë saktë se çfarë fshihet mbrapa propozim-ligji për amnisti nga VMRO-DPMNE – ajo është amnistimi i krimeve të regjimit të Nikolla Gruevski, atë nuk guxojmë dhe nuk do ta lejojmë. Në atë kuptim, unë patjetër duhet të them se ende s’e kam parë propozim-ligjin për amnisti të VMRO-DPMNE. Megjithatë e hedh poshtë absolutisht, mbrapa pajtimit nuk ekziston kurrfarë amnistimi. Gjyqësorin duhet ta lëmë larg çështjeve politike”, tha deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

Ngjarja e 27 prillit është ndodhia më e errët që nga pavarësimi i shtetit, e cila u dënua nga faktori i brendshëm dhe ai ndërkombëtar dhe u bë thirrje që e njëjta të zbardhet dhe kryerësit dhe porositësit të dënohen. Amnistimi eventual i dhunuesve të 27 prillit, është në kundërshtim me thirrjet e ndërkombëtarëve të cilët vazhdimisht, edhe në raporte, por edhe nëpër ngjarje të ndryshme publike kanë bërë thirrje për drejtësi.

LEXO: Gjithçka që ndodhi gjatë sulmit në Kuvend (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button