Tre kumanovarë përdhunuan një të mitur në oborr të shkollës

Policia ngriti kallëzim penal kundër tre djelmoshave nga Kumanova të cilët para 3 ditëve përdhunuan një vajzë 13 vjeçare.

19 vjeçari M.D në oborrin e shkollës “Nace Bugjoni”, e thërriti vajzën me të cilën ishte në lidhje dashurie dhe me përdorim të dhunës kreu marrëdhënie seksuale, e më pas erdhën edhe 20 vjeçari O.S dhe 15 vjeçari Ç.V të cilët po ashtu e përdhunuan vajzën.

Tre abuzuesit do të përgjigjen penalisht për veprë “sulm seksual mbi të mitur e cila nuk ka mbushur 14 vjeç”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button