Shqiptarët me kodoshllëk të tretët në ish Jugosllavi?

Shqiptarët mbajnë vendin e tretë si spiunë dhe bashkëpunëtor të shërbimit sekret jugosllav UDB gjatë periudhës së socializmit.

Këtë informatë e ka dhenë gazeta “Dnevnik”, në të cilën thuhet se se gjatë sistemit të kaluar komunist në ish Jugosllavi shqiptarët janë radhitur në vendin e tretë si spiunë, menjëherë pas serbëve dhe kroatëve.

Kjo gazetë thekson ky konkluzion vjen nga të dhënat që i shpalli Komisioni i Lustrimit në Maqedoni.

“Nga 23 funksionarët e lustruar, shtatë prej tyre janë shqiptarë. Një numër i madh i viktimave shqiptare janë spiunuar kryesisht nga bashkëkombasit e tyre bashkëpunëtor të shërbimit sekret. Nga kjo nuk është çudi që ata të mbajnë vendin e tretë në listën e popujve kodoshë të ish Jugollsavisë” shkruan gazeta.

Në kohën e ish Jugosllavisë, UDB ka ndjekur shqiptarët për irredentizëm, për përcaktimet e tyre për Kosovë dhe Shqipëri të Madhe. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button