J-Lo dhe Casper Smart në prag të ndarjes

Jennifer Lopez ka humbur durimin me sjelljet e papjekura të Casper Smartit dhe po planifikon që ta lë, ka zbuluar një burim i afërt me këngëtaren.

“Jennifer shumë nervozohet kur është me Casperin. Ka filluar të humbas durimin. Ai lehtësisht u bë pjesë e jetës së saj dhe tani po në të njëjtën mënyrë do të largohet nga ajo” tha një burim për revistën “People”.

Këngëtarja 43-vjeçare thuhet se më së shumti është prekur nga fakti se balerini, Casper në prag të ditëlindjes së saj ka vizituar një bordello. Grindjet filluan muajin e kaluar dhe gjërat ende nuk janë duke shkuar mirë për çiftin e famshëm.

Megjithatë, duket se J-Lo nuk do të largohet nga valltari i ri para se ajo të gjen një zëvendësim.

“Jennifer është një nga ato femrat që nuk kanë dëshirë të jenë vetëm. Casper ka të ngjarë të mbetet në lojë deri sa ajo të takon dikë të ri” tha i njëjti burim.

Por, mbetet të shihet nëse këto pohime të këtij burimi janë të vërteta, pasi kohë më parë pothuajse të njëjtat burime kanë thënë se J-LO po planifikon të shkoj drejt altarit me të dashurin 29-vjet më të ri se ajo. 

Lajme të ngjashme

Back to top button