Kujdes nga vapa tropikale,edhe sot deri 42 gradë Celsius

Maqedonia vazhdon të jetë e kapluar nga vala tropikale. Edhe sot do të mbajë mot shumë i nxehtë me temperatura deri më 42 gradë celsius ndërsa indeksi i rrezeve UV do të jetë 9.

Temperaturat pritet të lëvizin nga 33-42 gradë Celsius. 

Sipas sinoptikëve pasdite pritet të paraqiten re dhe mot jostabil në disa pjesë të vendit me shi dhe bubullima.

Mjekët rekomandojnë të mos dilet pa nevojë nëpër vende me diell ndërsa vlen dhe më tutje ndalesa për të punuar nga ora 11 deri 17 për personat e moshuar, gratë shtatzënë dhe personat që direkt ekspozohen në diell. Freskia pritet te vije pas ditës së enjte.  /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button