Phatooni: Kemi zbuluar ferrin në qendrën ku ruhen qentë “Vardarishte” (VIDEO)

Dy vlogerët e rinj nga Tetova, Faton Islami dhe Ron Mirta – të njohur në Youtube me kanalin “Phatooni”, të hënën me kamerën e tyre e kanë vizituar shtëpinë e kujdesit për kafshët endacake “Vardarishte” në Shkup, njofton Portalb.mk. Ata kanë regjistruar pamje tronditëse nga kushtet në të cilat ruhen qentë. Dy të rinjtë janë shoqëruar nga aktivistet për mbrojtjen e kafshëve të cilat fillimisht përmes publikimeve të tyre në rrjetet sociale e kanë alarmuar situatën për kushtet mizore në të cilat mbahen këto kafshë.
Kjo, sipas Islamit ka qenë arsyeja pse kanë vendosur të shkojnë për të xhiruar çfarë ju bëjnë qenve atje.

Siç mund të shihet në video, objekti në të cilin qentë jetojnë është në gjendje katastrofale, përreth kundërmon një aromë e keqe, kafazet e tyre janë të ftohta dhe papastra. Qentë janë gjithashtu në gjendje shumë të keqe dhe kequshqehen ose nuk ushqehen gjatë, ato duket se janë të papastër ndërsa trajtimin medicinal që ua kanë bërë, duket shumë keq në trupin e tyre.

Nga ana tjetër, mbikëqyrësi i shtëpisë së kujdesit thotë se shumicën e qenve nga rruga i marrin të sëmurë, ndërkaq pas pranimit në qendër ju bëjnë analizë të gjakut dhe sterilizim.

Për ta bërë këtë video-reportazhë fillimisht janë prezantuar si persona që kanë dëshirë të adoptojnë ndonjë nga qentë endacak të shtëpisë. Për më shumë shikoni videon.

Ndyshe, të dielën u mbajt protesta “Ëndërroj për një të nesërme humane”, në të cilën aktivistët për mbrojte të kafshëve kërkuan nga autoritetet që mos të përdorin dhunë ndaj kafshëve por zbatimin e metodave njerëzore dhe një zgjidhje të qëndrueshme për këtë problem, sepse sipas tyre “çdo kafshë ka shtëpinë e vet”.

“Ne po përballemi me shkurtpamësinë institucionale dhe me dënimin “Kap-Sterelizo-Kthe”, duke mos marrë parasysh faktin se kurrë nuk është zbatuar mirë. Ne, qytetarët dhe anëtarët e të gjitha shoqatave në territorin e Republikës së Maqedonisë, themi mjaft me trajtimin simptomave, duam zgjidhje” thanë organizatorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button