Bexheti bashkëpunon me USAID, planifikohet një këshill ekonomik-social

Kryetari i komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, ka pritur sot në një takim, drejtorin e rrjetit rinor për përfitimin e shkathtësive për punësim-YES rrjetit, Jan Karpowicz. 

Në këtë takim është diskutuar për projektet e deritanishme të realizuara me USAID-in, ndërsa është biseduar edhe për idenë për formimin e këshillit ekonomik-social, në të cilin do të marrin pjesë kryetarët e gjithë komunave të Maqedonisë dhe ministri për Punë dhe Politikë Sociale. Kryetari Bexheti ka shprehur gatishmëri të plotë për bashkëpunim në të gjitha programet dhe projektet të realizuara me USAID-in, por edhe për programet në të cilat përfshihen edhe komunat tjera.

“Jemi të gatshëm të japim kontributin tonë maksimal për realizim të suksesshëm të projekteve me USAID-in. Deri tani kemi pasur një praktikë të frytshme të bashkëpunimit në nivelin e shkollave fillore dhe të mesme dhe gjithashtu nëpërmjet Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal. Jemi të përcaktuar që ky bashkëpunim të vazhdojë me një intensitet ende më të shtuar edhe në të ardhmen”, tha kryetari Bexheti.

Drejtori i projektit, Jan Karpowicz, i ka shprehur falënderime kryetarit Bexheti për bashkëpunimin e deritanishëm. Ai tha se komuna e Tetovës është ndër të parat që ka vendosur bashkëpunimin për realizimin e projektit për rrjetin YES. Sipas tij, themelimi i Këshillit ekonomik-social do të jetë një hap i vyeshëm për komunën e Tetovës, që në thelb ka aktivizimin dhe punësimin e të rinjve.

Ndryshe, themelimin e Këshillit ekonomik-social do ta paraprijë nënshkrimi i memorandumit me USAID-in, ku do të precizohen hapat e mëtejshëm të bashkëpunimit. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button