Zgjohu: MPB po shkel kushtetutën

Lëvizja Qytetare ZGJOHU! reagoi sot për numrin e vogël të punësimeve në polici, duke thirrur ministritë të respektojnë ndryshimet kushtetuese të vitit 2001.

“Lëvizja Qytetare ZGJOHU! është e shqetësuar nga raportet në media rreth shpalljes dhe realizimit të konkurseve për punësime në administratën shtetërore të cilat shkelin ndryshimet kushtetuese të vitit 2001 që garantojnë përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të komuniteteve në Maqedoni” – thuhet në reagimin e Zgjohut.

Zgjohu potencon se institucionet që nuk respektojnë përfaqësimin e 25% të shqiptarëve, në këtë rast Ministria e Punëve të Brendshme, bëjnë shkelje të Kushtetutës dhe të Marrëveshjes së Ohrit.

 “Çdo institucion shtetëror ka obligim ligjor që të ketë konsideratë për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të komuniteteve në vend, përfshirë edhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në rast se me konkursin e fundit të policisë nuk përfillet përfshirja e sëpaku 25% shqiptarëve, atëherë Ministria shkel Kushtetutën dhe ndryshimet Kushtetuese sipas Marrëveshjes së Ohrit, por edhe normën që regullon punën e policisë e cila thotë që gjatë punësimit në Ministri duhet që komunitetet të përfaqësohen në mënyrë adekuate dhe të drejtë” – thonë nga Zgjohu.

Zgjohu publikisht u ofron ndihmë qytetarëve të refuzuar padrejtësisht,  që të kontestojnë refuzimet në gjykatat përkatëse ose atë kushtetuese./portalb/
 

Lajme të ngjashme

Back to top button