Avramopulos: Ne jemi gati për zgjidhje, por Shkupi jo

“Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar në procesin e negociatave me shpresë se do të shohim ndonjë përparim, pasi kjo është mënyra e vetme për t’i dinamizuar marrëdhëniet me fqiun tonë. 

Parakushti kryesor për arritjen e një zgjidhjeje për emrin është vullneti politik i të dyja palëve”, ka deklaruar ministri i Punëve të brendshme i Greqisë, Dimitris Avramopulos në intervistën për “Real News”.

Sipas tij, Greqia ka shfaqur gatishmërinë e saj, përderisa Shkupi po qëndron në pozitat e njëjta si ato para 20 viteve. Ai përsëriti se Greqia po kërkon një bashkëbisedues të besueshëm dhe se kjo i është thënë edhe Metthew Niemetz-it./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button