Në një botë të përsosur, të gjithë kemi numrin e një dermatologu në telefonin tonë! Ose kemi mjekun personal që e ka klinikën afër me shtëpinë tonë dhe drejtohemi tek ai sapo përballemi me një problem shqetësues të lëkurës.
Por, ndërkohë që kjo është panorama perfekte për të gjitha ne, pse të mos mendojmë në këtë moment se janë Zotat ata që punojnë për ne?! E thënë në mënyrë metaforike kjo, pasi është vetë ky artikull i përshtatur nga Harper’s Bazaar, ai që ju ndihmon në mënyrë ideale të mësoni pesë sekretet më të mira nga miqtë e ngushtë të dermatologëve. Ato që nuk i merrni përmes recetave apo telefonatave, por këshilla të vlefshme që thuhen me zë të lartë në biseda mes miqsh, në darka të ndryshme, siç mund të jenë ato me miqtë tanë dermatologë, transmeton Class.
Jo të gjithë e kanë këtë fat, ndaj këtë herë jemi ne që ju vijnë në ndihmë! Ju, mbani shënim dhe filloni t’i vini në zbatim këto sekrete që nesër…
1
Bëni gjumin e bukurisë Për të qenë të sinqertë, gjithnjë na ka befasuar kjo gjë! A ka vërtet lidhje gjumi me bukurinë? Ekspertë të ndryshëm të lëkurës debatojnë shpesh për këtë çështje, por diçka është e sigurt: orët e mjaftueshme të gjumit janë një asistent i shkëlqyer i lëkurës. Të bërit e të paktën tetë orëve gjumë përkthehet në dhënien e lëkurës së lodhur kohën e mjaftueshme që ajo të pushojë dhe rigjenerohet. Hormonet e stresit si kortizoli bien gjatë natës, ndërsa hormonet e rritjes ngrihen njëkohësisht duke krijuar terrenin e përsosur për riparimin qelizor që e bën lëkurën tonë të duket e shkëlqyeshme.
2
Agjëroni 14 orë Ja diçka që nuk e dinim! Kur ju nuk hani ose e thënë me fjalë të tjera agjëroni, mund të bëni ndryshimin e madh në lidhje me shëndetin e lëkurës suaj. “Unë jam tifoze e madhe e agjërimit të përhershëm”, thotë Doris Day, një dermatologe e famshme në New York. Përfitimet e lëkurës? Ngjyrë e qëndrueshme, lëkurë e hidratuar dhe elastike.
3
Përthithni diellin Në rregull, diçka e tillë edhe është e imagjinueshme. Të gjithë e dimë rëndësinë e diellit në lëkurën e fytyrës. Por, siç shpjegon dermatologia ju edhe pse zgjidhni ta ekspozoni pak orë lëkurën në diell, gjithmonë përdorni krem mbrojtës me faktorë të lartë SPF.
4
Konsumoni të gjithë antioksidantët Sa herë kemi dëgjuar se ne jemi çfarë hamë?! E pra, në lajmet e kësaj jave, dermatologët po bashkohen me grupin e nutricionistëve, të cilët na kanë thënë herë pas here për të pasuruar dietën tonë ushqimore me antioksidantë, si manaferrat, frutat e stinës, etj. “Ato janë kaq të fuqishme nëse shihen nga një perspektivë anti plakje. Antioksidantët ndihmojnë lëkurën tuaj të mbrohet nga fryrja, nga rrezet UV, nga ndotja, nga stresi dhe nga sheqernat e këqija që përfundoni duke i ngrënë gjithsesi”.
5
Zvogëloni sasinë e sheqerit Minimizimi i sheqerit që fusni në organizëm, është çelësi për të shmangur shenjat e hershme të plakjes. “Sheqeri është inflamator, dhe inflamacioni shkakton një ngurtësim të lëkurës e rrudhave”, konfirmon dermatologia Doris Day. “Lëkura juaj duket e stresuar dhe e lodhur kur ju jeni duke ndjekur një dietë që përfshin sheqerna të thjeshta dhe ushqime shumë të përpunuara”. A do të thotë kjo që duhet të hiqni dorë përfundimisht nga ky armik i lëkurës? Nëse nuk e bëni dot këtë gjë, të paktën zvogëloni sa më shumë sasinë e tij!
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish.AcceptRead More
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.