Vetëvendosje kritikon qeverinë Thaçi

Lëvizja “Vetëvendosje” konsideron që emigrantët kosovarë kanë një rëndësi thelbësore për shtetin dhe prandaj duhet të jenë pjesë aktive e shtetndërtimit dhe zhvillimit të Kosovës.

“Ne po angazhohemi që t’u ofrojmë qytetarëve tanë në mërgim edhe të drejtën e përfaqësimit. Ne angazhohemi që të sigurohen vende në parlament për përfaqësimin e diasporës, sepse vetëm me përfaqësim politik diaspora e Kosovës mund të plotësojë të drejtat e saj dhe të mbrojë interesat si një pjesë e popullsisë si një kategori e veçanta”, u shpreh Demaku, anëtare e lëvizjes “Vetëvendosje”.

Faton Topalli, gjithashtu i të njëjtës lëvizjes, shtoi: “Lëvizja Vetëvendosje i përcakton çështjet të cilat kanë të bëjnë me mërgatën shqiptare në tri fusha kryesore në raport me Kosovën, në raport me vendin ku jeton dhe në raport me marrëveshjet ndërshtetërore dhe emigrantëve ku jetojnë. Qeveria e Kosovës e ka reduktuar rolin dhe angazhimin e saj për qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit duke e trajtuar problemin e mërgatës si një çështje kulturore e cila mund të mbështet përmes tri apo katër qendrave kulturore dhe organizimit të disa takimeve me Ministrinë për Diasporë”.

Sipas “Vetëvendosje”, vetëm 10 % e remitancave që llogariten afër 500 milion euro përdoren për investime. Kjo ndodh pasi nuk ka politika të mirëfillta të cilat i garantojnë diasporës në investime. /t-ch/

Lajme të ngjashme

Back to top button