Kontroll në Burgun e Idrizovës, autoritetet ua kanë kapur të burgosurve 6 telefona celular

Të hënën, rreth orës 22, me urdhër të drejtorit të Burgut të Idrizovës është kryer kontroll nga ana e zyrtarëve të burgut, njofton Portalb.mk.

“Kontrolli është bërë pasi që është konstatuar se të dënuarit ilegalisht kanë poseduar telefona celularë në burg”, informojnë nga Burgu i Idrizovës.

Por, ashtu siç informojnë në kumtesë të dërguar nga Ministria e Drejtësisë, gjatë kontrollit ka ndodhur një incident, por megjithatë kontrolli ka mbaruar, siç thonë ata me sukses.

“Një pjesë e të dënuarve, me qëllim që të parandalojnë kontrollin kanë shkaktuar zjarr në njërën nga qelitë, ndërkaq disa të burgosur tjerë kanë shkaktuar qëllimisht dëm material gjatë së cilës ka ardhur deri në rrjedhjen e një sasie të madhe të ujit. Pas mbarimit të këtyre ngjarjeve, situata është vendosur në kontroll të zyrtarëve të burgut, ndërkaq kontrolli ka vazhduar në të gjitha qelitë tjera. Gjatë kohës së kontrolli janë marrë gjithsej 6 telefona celular. Theksojnë se personat e burgosur nuk kanë të drejtë të posedojnë telefona, ndërkaq nga ana e burgut sigurohet telefon për kontakt me të afërmit”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button