Edhe sonte vazhdon protesta ne lagjen “Teqe” të Tetovës kundër bastores në lagje
Banorët e lagjes “Teqe” në qytetin e Tetovës edhe sonte kanë vazhduar me protesta kudër punës së kazinosë në lagjen e tyre, përcjell Portalb.mk.
Anëtari i bashkësisë lokale të lagjes Teqe në një prononcim për Portalb.mk, theksoi se banorët e kësaj lagje janë mbledhur për të shprehur revoltën për hapjen e bastoreve si dhe se kanë bërë edhe një peticion të cilin e kanë dërguar në Policinë e Tetovës, në Komunën e Tetovës dhe në Drejtorinë e të ardhurave publike dhe nga të njëjtit presin që të marrin përgjigje pozitive. Ata thonë se protestat do të vazhdojnë edhe në të ardhme dhe betejën do ta çojnë deri në fund.