Është arrestuar Janko Baçev, për shkak të kërcënimeve në rrjetet sociale

Lideri i Maqedonisë së Bashkuar Janko Baçev, para disa çasteve është  është marrë në stacion policor për bisedë informative, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.mk.

“Në këtë moment Baçev është arrestuar nga ana e policisë duke shkuar në shtabin partiak të Maqedonisë së Bashkuar para mbajtjes së mbledhjes së rregullt të Maqedonia bllokon. Nuk e dimë në cilin stacion policor është dërguar”, shkruajnë në profilin zyrtarë të partisë.

Nga MPB njoftojnë se Baçev është arrestuar për shkak të kërcënimeve që i ka publikuar në llogarinë e tij në fejsbuk.

Ofendimet ishin publike, Prokuroria nuk ka dëshmi për gjuhën e urrejtjes së Janko Baçevit (VIDEO)

Edhe pse lideri i partisë Maqedonia e Veriut, Janko Baçev publikisht përdori gjuhë të urrejtjes ndaj deputetëve shqiptarë, Prokuroria Themelore Publike thotë se nuk ka dëshmi që i apostrofuari ka kryer vepër penale, prandaj nuk ka ndërmarrë masa adekuate për sanksionim, transmeton Portalb.mk.

“Për rastin për të cilin po flisni, gjithsesi PTHP-ja ka rënë në kontakt me sektorin për Krim në MPB nëse ka dëshmi, do të ndërmarrin procedurat adekuate. Po mbledhim dëshmi, nëse ato japin dëshmi për vepër penale, atëherë ne do të ndërmarrin masat adekuate”, tha prokurori Publik, Xhelal Bajrami.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button