Katerina Stavridis: Imunizimi është një prej arritjeve më të mëdha

Vaksinimi drejtpërsëdrejti kontribuon për zvogëlimin e numrit të sëmurëve dhe të vdekshmërisë prej sëmundjeve që mund të parandalohen me vaksinim. Sipas OBSH-së me vaksinimin shpëtohen dy deri në tre milion fëmijë në botë, çdo vit, thotë epidemiologu dr. Katerina Stavridis.

“Rast i fundit i difterisë në Maqedoni është regjistruar në vitin 1976, tetanus neonatal nuk është regjistruar që nga viti 1993, kurse rasti i fundit i paralizës fëmijërore ose polio është regjistruar në vitin 1987. Prej vitit 2002 vendi jonë, bashkë me vendet e Rajonit evropian është shpallur si vend “i çliruar” nga polio. Të gjitha këto fakte flasin për beneficionet nga imunizimi kolektiv, ndërkaq duhet të jetë tregues i mjaftueshëm për atë se përse është e rëndësishme që njerëzit të vaksinohet”, thotë për “Meta”, dr. Katerina Stavridis, epidemiolog në Institutin për shëndet publik, transmeton Portalb.mk.

Ajo shton se efektiviteti i vaksinave ndryshon varësisht prej llojit të vaksinës.

“Por, për shumicën e vaksinave 80-99 përqind të personave të vaksinuar janë të mbrojtur prej sëmundjeve kundër të cilave janë vaksinuar. Nëse ndonjë fëmijë i vaksinuar ose i rritur sëmuret, që më së shpeshti është rezultat i reagimit të dobët të imunitetit të organizmit, prapë se prapë simptomat tek këta persona janë shumë më të lehta, ndërsa mundësitë për komplikime janë më të vogla”,  thotë Dr. Stavridis.

Në vendin tonë çdo vit publikohet Kalendari për imunizim, që është në pajtim me Rregulloren për imunizim, sipas të cilit është caktuar orari për radhitjen e vaksinave. Shumë është e rëndësishme që Kalendari për imunizim të respektohet, fëmijët të vaksinohen rregullisht, me kohë dhe në moshë saktë të përcaktuar për t’u arritur efektet më të mira nga vaksinimi.

Mjekja thekson se imunizimi është një prej arritjeve më të mëdha në historinë e mjekësisë.

“Vaksinimi drejtpërsëdrejti kontribuon për zvogëlimin e numrit të sëmurëve dhe të vdekshmërisë prej sëmundjeve që mund të parandalohen me vaksinim. Sipas OBSH-së me vaksinim shpëtohen dy deri në tre milion fëmijë në botë, çdo vit”,  thekson Stavridis.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button