Maqedoni, është djegur një autobus i ARM-së i mbushur me ushtarë

Një autobus i Armatës së Republikës së Maqedonisë sot në mëngjes, rreth orës 6 e 30 është djegur duke lëvizur në relacionin Probishtib- Shkup. Nuk ka të lënduar, ndërsa është shkaktuar vetëm dëm material, shkruan Netpres, transmeton Portalb.mk.

Rastin e kanë konfirmuar nga Sektori i Punëve të Brendshme, ndërsa nga Ministria e Mbrojtjes kanë paralajmëruar se së shpejti do të dalin në konferencë për media.

Autobusi ka qenë i mbushur me ushtarë kur ka shpërthyer zjarri, por ato kanë arritur të dalin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button