Asamblea e Femrës së Aleancës për Shqiptarët – Dega Gostivar zgjodhi kryetaren e re
Anëtaret dhe simpatizantët e Asamblesë së Femrës të Aleancës për Shqiptarët – Dega Gostivar në kuvendin e dytë të Asamblesë të shtunën, unanimisht zgjodhën kryetaren e re, Besa Muharemin.
Paraprakisht, iu dha mirënjohje tani më ish kryetares së Asamblesë së Femrës së ASH, Dega-Gostivar Afërdita Hamza. Ajo ka qenë një nder kontribuueset e parë në Degën e Gostivarit.
Në fjalën e saj përshëndetëse, ajo vlerësoi kontributin që japin gratë në politikë.
E lindur më 24.10.1969, Besa Muharemi është doktoreshë dhe ka mbaruar studimet në Universitetin Shtetëror të Tiranës, Dega Stomatologji.
“Asambleja e Femrës përcakton barazinë gjinore, përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e gruas në politikë si çështje thelbësore të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut. Rritja e pjesëmarrjes së grave në strukturat vendimmarrëse dhe jetën politike, është një mundësi më shumë për fuqizimin e rolit të grave në vend.” tha ajo.