Shqyrtohet mundësia që VMRO-ja të funksionojë si një grup parlamentar

VMRO-DPMNE-ja nuk ka kushte për 10 grupe parlamentare, dhe nga java e ardhshme ata do të vendosin se si do të veprojnë në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Siç njofton “1 TV“, plani i partisë opozitare është që të veprojë si një grup parlamentar.

Se nëse opozita do ta ndryshojë edhe qëndrimin për ndryshimet kushtetuese, do të diskutohet në koordinim të veçantë. Thuhet gjithashtu se deputetët e tyre nuk kanë asnjë komunikim me shumicën parlamentare.

Përndryshe, mundësia e funksionimit të VMRO-DPMNE-së si një grup parlamentar vjen pasi që nga koalicioni u larguan 8 deputetët që votuan “për” ndryshimet kushtetuese, dhe të cilët do të veprojnë në mënyrë të pavarur.

Amendamentet kushtetuese të hënën në Kuvend, sfidohen me tre procese të reja

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button