Erdogan: Besoj se nuk do t’i zhgënjejmë pritjet e vëllezërve sirianë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, tha se beson se samiti katërpalësh për Sirinë që filloi në Stamboll nuk do t’i zhgënjejë pritjet e botës dhe sirianëve mbi këtë takim, raporton Anadolu Agency (AA).

Samiti, i cili mbahet në Rezidencën Vahdettin në Stamboll, synon konsolidimin e armëpushimit në Idlib dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike për krizën në Siri.

Еrdoğan, së bashku me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin rus Vladimir Putin, do të diskutojnë në samit për zhvillimet në terren, situatën në Idlib pas marrëveshjes së Soçit dhe zgjidhjen politike në kuadër të platformave të Astanas dhe Gjenevës.

Në fjalën hapëse të samitit, një pjesë e së cilës ishte e hapur për mediat, Erdoğan uroi që samiti të jetë i dobishëm.

“Sytë e gjithë botës, veçanërisht ata të vëllezërve tanë sirianë, janë drejtuar nga ky takim i yni. Duke vepruar në mënyrë të sinqertë dhe konstruktive, besoj se nuk do t’i zhgënjejmë këto pritje”, deklaroi Erdoğan.

“Siria është tema më prioritare në bisedat me Putin. Po ashtu, gjithnjë kemi treguar kujdes që të jemi në kontakt të afërt edhe me Macron dhe Merkel dhe t’i informojmë ata rreth procesit”, shtoi presidenti i Turqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button