Steven Zhang, president i ri i Interit

Kinezi 26 vjeçar Steven Zhang zgjidhet president i ri i klubit futbollistik italian, Inter, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zhang në një video të publikuar në uebfaqen e klubit ka ndarë emocionet e tij ku ka thënë: “Kur i mbylli sytë shoh një qytet me shumë histori dhe shumë të tjera që presin të shkruhen”.

Steven është i biri i Jindong Zhang, pronari i kompanisë me qendër në Kinë, Suning, i cili në vitin 2016 bleu pjesën më të madhe të aksioneve të Interit. Ai gjatë dy viteve të fundit ishte pjesë e bordit ekzekutiv të klubit.

Steven Zhang është presidenti i 21-të i Interit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button