Kosovë, regjistrimi i diasporës fillon në vitin 2013

Ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Ibrahim Makolli, ka paralajmëruar fillimin e procesit të regjistrimit të mërgatës kosovare në diasporë në fillimin e vitit 2013.

Makolli ka thënë të premten në një prononcim për gazetën se Ministria që ai drejton bashkë me organizma të tjerë janë duke bërë përgatitjet për sqarimin e asaj se sa mërgimtarë i ka Kosova. 

“Ne me Agjencinë Shtetërore për Regjistrim dhe Entin e Statistikave jemi aktualisht në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm, infrastrukturës qoftë ajo ligjore, rregullave, qoftë teknike për të filluar ky proces”, ka treguar Ministri i Diasporës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button