Reagojnë shqiptarët: Nuk jemi kodoshë

Tre nga katër të shpallurit “kodoshë” shqiptarë nga Komisioni për Lustrim, kanë reaguar duke thënë se procesi i lustrimit është nisur kryekëput për njollosjen e tyre. Ndërkaq, reagime ka pasur edhe nga ekspertë të cilët thonë se ndaj personave në fjalë zhvillohet një luftë politike me qërim hesapesh ndërsa vetë publikimi i emrave është anti-Kushtetues. 

TV Alsat-M ka folur me Sefedin Harunin ku ai është shprehur se në dosje nuk shkruan dhe ai nuk ka deklaratë dhe materiale me shkrim për bashkëpunëtor të policisë të dhëna tjera të policisë.

“Për shkak se ka dhe kishe boshllëk u ankova në Gjyqin administrativ të Shkupit dhe ky hodhi poshtë faktet e komisionit si të pa vërteta. Për këto situata para 30 – 40 viteve unë nuk di që në Gradec ka pasur Organizatë Ilegale, apo se mërgata shqiptare në Zagreb është marrë me këto apo ato aktivitete, apo shumë njerëz aty ka me emër dhe mbiemër, unë nuk i njoh njerëzit edhe për cilët bëhet fjalë nuk i njoh dhe gjithë kjo më shtyu të jap ankesë në gjyqin administrim” , tha Sefedin Haruni.

“Dosjen time e ka shkruar një inspektor i quajtur Shaban Çelebi i afërt me gjihhë anëtarët në atë kohë, kushëriri i tij ka qenë anëtarë i shoqërisë, ai më ka përdor mu si mashë, për personat që ai i ka ndjek. Unë gjithë ata persona kurrë si kam njofto as sui emër as me ftyre. Gjyqi i administratës më 20 prill mbajti seancën e saj solli vendimin që të pranohet padia ime dhe të shfuqizohet vendimi ose konkluza e Komisionit për verifikimin e fakteve, me këtë vendim jam i pafajshëm” ka thënë Faredin Miftari për Alsat-M.

Ndërkaq edhe ish ambasadori Mahi Nesimi, ka thënë se vendimi i publikuar nga komisioni është tërësisht i pavlefshëm dhe kryekëput tendencioz.

“Ky vendim është hedhur poshtë dhe bashkë me akuzën e komisionit është shpallur i pavlefshëm. Por, si duket regjimi me do kusht e orkestron gjithë procesin me qëllim që të mbrojë bashkëpunëtorët nga radhët e veta. Megjithatë do të vijë koha kur e vërteta për të gjithë këtë që ndodhë tani do të del në sheh’, thuhet në reagimin me shkrim të Mahi Nesimit.

Ndërkaq profesori universitar Mersel Bilalli për Portalb ka thënë se pas lustrimit fshihet një luftë politike.

“Fillimisht do të kisha thënë se është për tu habitur fakti që nga del tërë kjo energji negative në këto kohëra të vështira për tu marrë me lustrimin. Por, për tu pastruar moralisht, lustratorët dhe Qeveria duhet vete të jenë moralisht të pastër. Pres shumë padi para Gjykatës Ndërkombëtare të së drejtës në Strasburg gjë që do ti kushtojë shumë shtetit i cili shkel mbi dinjitetin njerëzor. Përpos kësaj, me publikimin e dosjeve në këtë mënyrë etiketohen edhe familjarët të cilët nuk kanë asnjë faj” tha Bilalli. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button