Haradinaj takoi kancelarin austriak Kurz dhe kryeministrin malazez Markoviq

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi një takim të përbashkët me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz, dhe kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Takimi u zhvillua në Budvë të Malit të Zi, në margjina të Konferencës për Ekonomi, në kuadër të Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor, transmeton REL.

Sipas një komunikate për media, të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, në takim u bisedua për bashkëpunimin dhe integrimet rajonale, për të cilat Haradinaj shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që të jetë kontribuese në këtë rrugë.

Haradinaj po ashtu njoftoi kancelarin Kurz dhe kryeministrin Markoviq për “zhvillimet e përgjithshme në Kosovë, përkushtimin e institucioneve në fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe agjendën e reformave evropiane”.

Haradinaj vlerësoi edhe, siç tha, raportet e mira të Kosovës me të gjitha vendet e rajonit, si dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës në dialogun me Serbinë për të arritur një marrëveshje ligjërisht obligative, e cila, sipas tij, do t’i kontribuonte stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button