Ata të lartit i urdhërojnë të poshtit, ata të poshtit i dëgjojnё të lartit

Njё ndёr frazat e Aristotelit te ‘Politika’ ёshtё njё pёrsiatje empirike fraza “ata tё lartit duhet t’i urdhёrojnё tё poshtit kurse ata poshtё duhet tё dёgjojnё tё lartit. Sipas Aristotelit tё lartit janё pakica qё duhet tё qeverisin shumicёn, Zo politikum (kafshё politike) kope qё duhet tё zbatojnё urdhёrat dhe rregullat e polisit. Sa herё mё kujtohet kur ngjitesha shkallёve pёr nё zyrё nё firmёn ku punoja fraza aristoteliane. Neve poshtё, shumica mbi 1000 punёtorё merrnim plane projekte nga lart. Po mos tё ishin ata pakica, poshtё do ta humbnin busullёn do tё mbeteshit si nё mes tё xhunglёs.

Njё ditё njё koleg nga lartë, mё tha se do tё ikё. Ёshtё mirё dhe ju tё gjeni punё para falimentimit tё firmёs. Ata lart, burokratё, opurtunistё tё korruptuar, e kanё sjellё firmёn nё falimentim dhe kolaps, mё tha kolegu. Njё ditё mёngjesi befas erdhёn nga komuna, policёt bllokuan hyrjet dhe vunё kordonin. Neve gjithё punёtorёve, na thanё, qё tё shkojmё nё shtёpi. Nё fund nxorёn gjithё tё lartit, personelin dhe bllokuan gjithçka. Fatkeqёsisht qё keni humbur vendet e punёs, por ju nuk keni faje dhe pёrgjegjёsi. Pёrgjegjёs dhe fajtorё janё ata lart, tha njёri nga komuna.

Aristoteli ka qenё i vetёdijshёm se pakica si mbizotёrues i shumicёs mbajnё pёrgjegjёsi ata lart qё shumica i ka zgjedhur janё sovrani i popullit, duhet tё qeverisin nё mёnyrё dinjitoze tё kenё etikё, tё njёjtёsohen me popullin, tё garantojnё liritё, tё drejta tё barabarta pёr gjithё qytetarёt. Ata lart si pёrfaqёsues tё zgjedhur nga shumica duhet ta ndajnё pushtetin nё tre shtylla; 1. Legjislativi; 2.Gjyqёsori; 3. Ekzekutivi. Duke patur parasysh se ata poshtё shumica siç thotё Aristoteli (zo politikum) janё tё dёgjueshёm dhe ndёrgjegjshёm, ata poshtё kanё nevojё pёr njё usta, thotё Kanti. Nё Greqinё e lashtё njё skllavopronar ua hoqi prangat dhe i la tё lirё skllevёrit e tij, shkruan Aristoteli. Skllevёrit tё lirё duke bredhur si kope, ata nё fund e lutёn pronarin e tyre qё tё kthehen. Pasi skllavopronari i pranojё, ata tё lumtur filluan tё qёndisin prangat  e tyre. Sot nё botё tё lartit pakica qё sundojnё shumicёn janё tё ndarё nё dy pole;

  1. Tё lartit si pakica monarkёt diktatorё despotё qё shtypin, eksplorojnё, sundojnё me dorё tё hekurt;
  2. Demokratёt tё lartit pakica qё qeverisin shumicёn nё botёn perёndimore burrёshtetasi qё pёrfaqёsojnё vlera, liri, tё drejta tё barabarta pёr tё gjithё qytetarёt, shoqёri civile. Kёta tё lartit pakica i qeverisin dhe i urdhёrojnё poshtё shumicёn nё mёnyrё dinjitoze. Janё tё barabartё si ato tё lartit qё pakica qё qeverisin poshtё shumicёn dhe shumica janё tё dёgjueshёm dhe zbatojnё rregullat nga tё lartit pakicё.

“Sindromi i lidershipit shqiptar”

Shtrohet pyetja: Sipas frazёs sё Aristotelit pas shembjes sё komunizmit dhe me ardhjen e demokracisё pluralizmit politik dhe proceseve tё tranzicionit, si kanё qeverisur shqiptarёt tё lartit pakica qё kanё dhёnё urdhёra shumicёn poshtё. Ata lart pakica siç dihet pas shembjes sё komunizmit nuk kanё qenё despotё dhe tiranё por as lider prototip mostёr tё demokracive perёndimore liberale socialdemokrate. Ata lart si pakicё kanё qeverisur shumicёn poshtё si autokratё populistё dhe autoritarё monolitё. Tё lartit pakica elitare a janё sindrom i lidershipit nё gjithё trojet shqiptare. Ky sindrom ёshtё trashёguar dhe rrjedh nga historia qё historiani anglez Noel Malcolm nё veprёn “Njё histori e shkurtёr e Kosovёs” se historia e shqiptarёve ka filluar nga principatat, klanet, fise me bajraktarizёm dhe deri nё ditёt e sotme liderёt shqiptarё  kanё trashёguar  kёta tipare dhe atribute. Gazeta londineze ‘Gardian’ viteve tridhjetё i bёri intervistё mbretit Zog.  Autori shkruan, mbreti i ri ishte njё kozmopolit i zgjuar si  dhe i rrethuar me njerёz tё mençur dhe liberalё.

Gazetari e pyeti mbretin Ahmet Zogun pёr nofkёn ‘Lartёmadhёruar’. Mbreti iu pёrgjigj gazetarit se nё Shqipёri nё çdo provincё ku ka njё mbret, pёr tu dalluar nga mbretёrit provincialё, ma kanё shtuar nofkёn mbreti ‘Lartёmadhёruar’. Nё fund mё shumё se dy dekada ata lart pakica i ka urdhёruar nga bishti e jo nga koka tё poshtit shumicёn. Dy dekada kanё qeverisur tё lartit shumicёn poshtё, kёta tё poshtit shumica sipas maksimёs aristoteliane (zo politikum) kanё mbetur tё zhgёnjyer, frustuar pa shpresa ku sfida e tranzicionit si  papunёsia, varfёria, vuajtja, degjenerimi i shoqёrisё akoma pa pёrfunduar. Ikja e trurit tё kombit, ikja e tё rinjve, janё duke u shprazur fshatra  qytete. Ikin gjithё shqiptarёt nga gjithё trojet Shqipёri, Kosovё dhe Maqedoni. Kёta tё lartit janё si barinjtё qё nuk dinё tё ruajnё tufat e deleve. Nё fund ujqёrit shtohen, kurse delet pakёsohen. Nёse vazhdojnё tё shprazen fshatrat qytetet, nё tё ardhmen ekziston rreziku nga zhdukja e kombit si shumё popuj qё janё zhdukur mё parё. Pas shumё shekujve do tё jemi popull i zhdukur si populli Azar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button