Roboti Wall-E bëhet realitet (VIDEO)

Wall-E mund ta lëviz kokën, të përshëndesë me dorë dhe ta thotë emrin e tij, ndërsa krijuesi i tij, Mike Senna vendosi ta bëjë atë për fëmijët e një spitali të cilët ishin të mahnitur nga roboti “R2D2” i tij.

Roboti simpatik “Wall-E” na mahniti të gjithëve me filmin vizatimor të vitit 2008 në studion “Pixar” ndërsa tani ekziston edhe një version i vërtetë i tij.

Mike Senna është adhurues i robotikës dhe që nga më herët ka bërë dublim të robotit “R2D2” nga filmi “Star Wars”, pas çka ka vendosur se projekti i tiji ardhshëm do të jetë krijimi i robotit “Wall-E”.

Pa ndonjë skicë të këtij projekti, ai vetë i ka përcaktuar dimensionet e robotit dhe të gjitha detajet në të, duke e krijuar një robot të vërtetë./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button