LSDM: Qeveria po bën cirk nga lustrimi, dikush do të përgjigjet për këtë!

Vlerësimi i partive në pushtet se me lustrim politik e partiak mund të mbulohen të gjitha mos sukseset tjera dhe humbjet e kësaj Qeverie është i gabuar. Fillimi i zbatimit të Ligjit të ri për lustrim edhe një herë i vërteton dyshimet tona. kështu u shpreh sot Gordan Georgiev, nënkryetar i LSDM-së.

Ai theksoi se komisioni për lustrim do të ballafaqohet me kundërshtarët e tij politik të partisë në pushtet, duke krijuar një “reality show” në të cilën, me shpalljen e detajeve nga dosjet do të tentohet të tërhiqet vëmendja e qytetarëve nga shtrenjtimi i energjisë elektrike, benzinës, ngrohjes qendrore, nga papunësia dhe varfëria. 

“Lustrimi po zhvillohet sipas ligjit dhe dispozitave ligjore të cilat Gjykata kushtetuese i shfuqizoi”, tha Georgiev, duke shtuar se cirku djallëzor një ditë do të kalojë, por shumë njerëz do të mbeten të njollosur. Dhe se, kurdo që të jetë, për këtë do të përgjigjet dikush./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button