Jahjaga viziton Brukselin

Në Komisionin Evropian në Bruksel është paralajmëruar se javën që vjen (më 18 korrik), presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso dhe komisioneri për Zgjerim, Shtefan Fule, do të presin në vizitë presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Sipas zëdhënëses së Komisionit Evropian, Pia Ahrendkilde Hansen, gjatë takimeve me presidenten Jahjaga do të bisedohet më së shumti për luftën kundër korrupsionit në Kosovë, reformën e sistemit të drejtësisë sikur edhe nevojën për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Pritet që gjatë vizitës në Bruksel presidentja e Kosovës Jahjaga të takohet edhe me presidentin e Këshillit Evropian, Herman van Rompuy, dhe, sipas të gjitha gjasave, edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Lajme të ngjashme

Back to top button