700 kandidatë kalojnë testimin për policë

Shtatëqind kandidatë nga të paraqiturit në konkursin për pranim të policëve në Minsitrinë e Punëve të Brendshme deri më tani e kanë kaluar testimin për gatishmërinë e tyre fizike dhe aftësitë motorike. 

Ministrja Jankullovska gjatë vizitës që u bëri kandidatëve tha se numri i kandidatëve të cilët e kaluan selektimin fillestar garanton një konkurrencë të mirë dhe cilësore, përkatësisht se për një vend të nëpunësti policor do të garojnë disa kandidatë.

“Deri në fund të kësaj faze mbeten edhe disa ditë. Deri më tani selektimin  e kaluan 596 meshkuj dhe 104 femra, përkatësisht 10 deri 15 për qind, që është një numër stabil i kandidatëve të cilët do t’i kalojnë kontrollet”, tha ministrja dhe shtoi se nëse vijohet ky trend, pritet që ai të ruhet dhe numri përfundimtar i kandidatëve të cilët do t’i kalojnë kontrollet fillestare të lëvizë rreth 800 kandidatë.

Ajo theksoi se në mesin e kandidatëve ka pjesëtarë të të gjitha bashkësive etnike, në përqindje me pjesëmarrjen e tyre në popullatën e përgjithshme të Republikës së Maqedonisë, ndërsa për atë se ku do të sistemohen, theksoi se tani nuk dihet.

Testimet nga faza e parë duhet të përfundojnë deri më datën 19 të këtij muaji, ndërkaq pritet që numri përfundimtar i cili do të kalojë në fazën e ardhshme të jetë rreth 800 kandidatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button