Berlusconi: Ibra dhe Silva, të shitur

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka pohuar se tashmë i janë shitur klubit francez, Paris Saint-Germain, dy ish-lojtarët kryesorë Rossoner, Thiago Silva dhe Zlatan Ibrahimovic.
Mësohet se Milani ka pranuar ofertën prej 60 milionë eurosh të PSG-së për dyshen fantastike, ndërsa këtë tashmë e ka konfirmuar edhe Berlusconi, i cili ka konfirmuar shitjen e yjeve.

“Është e vërtetë se i kemi shitur ata te PSG. Me largimin e tyre, ne do të kursejmë 150 milionë euro”, ka theksuar Berlusconi për ANSA.
As Milani e as PSG nuk e kanë konfirmuar në faqet zyrtare zyrtarizimin e marrëveshjes edhe pse gjithçka është formalitet tani.

Milani, pos largimeve të shumta këtë verë, nuk ka arritur të shpenzojë asgjë më shumë se 4 milionë euro në Francesco Acerbin, Gabriel, Bakaye Traore, Riccardo Montolivo dhe Kevin Constant./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button