Wohlers në Rashçe, merr pjesë në renovimin e shtëpisë së familjes Ismani

Ambasadori i SHBA-ve në Shkup Paul Wohlers sot do të marrë pjesë në fillimin e rekonstruimit të shtëpisë së familjes Ismani në fshatin Rashçe, që realizohet nga Fondacioni amerikan Habitat Maqedoni.

Vizita e Wohlers në Rashçe ka për qëllim dhënien e përkrahjes për aktivitetin bamirës të këtij Fondacioni dhe përmes intervenimit simbolik të ngrit vëmendjen ndaj  katastrofës potenciale shëndetësore që i kanoset burimit të Rashçes.

Në eveniment i pranishëm do të jetë edhe përfaqësuesi i Fondacionit Habitat, Xhon Finerti,  që do të  realizojnë renovimin e shtëpisë së familjes Ismani në fshatin Rashçe. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button